Moderatorja shumë e dashur për publikun, Marina Vjollca festoi ditën e djeshme 31-vjetorin e lindjes. Në ditën e saj të veçantë ajo është surprizuar nga i shoqi, dhuratën e të cilit e ka zbuluar vetëm së fundmi. Getoari i ka dhuruar një skulpturë të punuar nga duart e tij, duke zbuluar kështu një talent të fshehur. Marina ka publikuar dy foto nga surpriza e veçantë, teksa i ka dedikuar të shoqit fjalët më të bukura.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime! Veç lumturi më fal”, ka shkruar ajo.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.