Sunday , June 22 2025

“Danubi 7”/ Vihen në pranga 2 shtetas në Elbasan, u kapën duke transportuar…

DVP Elbasan

Finalizohet operacioni i koduar “Danubi 7”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në DVP Elbasan. 

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, me 2 automjete.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre përmes territorit shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Danubi 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:    

• N. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Xibrakë, Librazhd, duke transportuar me një automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 50-150 euro për person;

• L. L., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Labinot-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet, 4 aparate celulare dhe një sasi parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Sahifa Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.