Dalin rezultatet e para për Bashkinë Elbasan. Rajoni 2 dhe 3 kalon të gjitha pritshmëritë

Ka përfunduar procesi zgjedhor në Bashkinë e Elbasanit dhe duke qenë se votimi ka qenë elektronik në këtë bashki, kanë dalë edhe rezultatet e para.

Sipas informacioneve të para rezultati i deritanishëm tregon një epërsi prej 4 mijë votash për Gledian Llatjan.

Ajo që vihet re është se rajoni nr 2, i cili ka qenë bastion i Partisë Demokratike në këto zgjedhje ka humbur dhe fituese ka dalë PS.

Mbi pritshmëritë ka qenë edhe Rajoni nr 3, për të cilin janë befasuar edhe vetë drejtuesit e Partisë Socialiste.