Dalin përgjigjet e tamponeve të marra në Elbasan. Ja si rezultojnë

Instituti i Shëndetit Publik Elbasan ka marrë përgjigjen e mostrave të analizave për 13 persona, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e personave të kontaktit të shoferit të autobusit së një fasonerie në Elbasan. Lajmi i mirë është se të gjithë tamponet kanë rezultuar negativë.

Me mostrat e fundit është mbyllur edhe rrethi i kontakteve të 62-vjeçarit, i cili rezultoi i prekur me Covid-19 pak ditë më parë së bashku me bashkëshorten  e tij. Për fatin e mirë nuk rezultoi asnjë i prekur.

Më shumë se 70 punonjës të fasonerisë u analizuan dhe fatmirësisht asnjëri nuk rezultoi i prekur.

Kujtojmë se ditën e djeshme një mjek i Sanatoriumit, sherbim i cili I tanimë eshtë tranferuar në Elbasan, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mjeku i përket stafit të Dispancerisë që po përkujdeset për të sëmurët me penumoni në Spitalin e Elbasanit.