Çudit Laert Vasili, nxjerr emrin dhe foton e borxhliut: Nuk më ka kthyer paratë, më shkruani nëse e dini se ku ndodhet(FOTO)

Leart Vasili ka rënë në hall me një të ri që i  kishte marrë një shumë të caktuar parash borxh dhe që nuk ia ka kthyer. Duke mos gjetur zgjidhje, aktori ka publikuar emrin, foton dhe numrin e telefonit të të riut në rrjetet sociale, ndërsa u kërkon ndihmë qytetarëve.

Sipas asaj që shkruan aktori, personi që i ka para borxh është zhdukur prej datës 23 prill.

Paradoksal është fakti se Vasili kërkon ndihmë në rrjetet sociale, por kjo çështje zgjidhet nga policia.