Nuk kanë fund çuditë nga Jugu i Shqipërisë, ku mëngjesi që po konsumon rrezi*kon të të ngecë në fyt pasi të vjen fatura në tavolinë.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, vezët të gatuara në çfarëdo formë të tyren kapin shifra aq të larta sa nuk di të qash apo të qeshësh më parë, ku i sheh çmimin në faturën e cila përpos të tjerave është edhe e mbushur me gabime gramatikore.
Kështu që një omëletë e cilësuar ndryshe si “vezë sy” në Dhërmi kap vlerën e 500 lekëve, ndërsa një vezë e zier kap vlerën 350 lekë.
Në total 8 omëleta që ishin porositur, kanë kapur vlerën e 4000 lekëve të reja ose 40 mijë lekëve të vjetra (32 euro).
Në faturë janë shënuar gjithashtu edhe çmimi i një veze të zier, një gote me lëng portokalli dhe një ujë i madh me vlerë 300 lekë secila, po ashtu edhe 7 gota qumësht me vlerë 100 lekë secila.
A ja vlen nje harxhim kaq i madh per te ngren veze supermarketi?