Covidi pushton Gjykatën e Elbasanit/Infektohen me koronavirus gjyqtarë dhe sekretare.

Katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitivë. Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi, duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin, raporton gazetari i ABC-së, Aldo Kozarja. Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të mbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit.

Mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Në qarkun e Elbasanit vijon që të ketë përhapje të virusit. Në rang kombëtar sot u shënua rekord viĸtimash, 17 brenda 24 orëve.