Sulejman Peza e ka humbur betejen me Covid -19. Z. Peza një personalitet mjaft i njohur, intelektual dhe mjek veterinar, u shpall “Njeriu i Shekullit XX nga Instituti i Biografive në Kembrixh. Covid nuk ka kursyer as jetën e kësaj figure mjaft të njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe familjarëve, por edhe vetë atij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin e kobshëm.
Veprimtaria e tij është mjaft e gjërë dhe komplekse. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.
Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë që ai i kishte të panumërt./ElbasaniNews