Edhe pse Koronavirusi na ka ndryshuar plotësisht jetët që prej fillimit të tij, Alban Skënderi dhe Miriam Cani nuk do ta humbisnin assesi mundësinë për t’i organizuar princeshës së tyre një festë përrallore me rastin e datëlindjes së pestë. Pikërisht siç e lexuat, në familjen e dy artistëve të mirënjohur ka patur festë dhe sigurisht që protagonistja është zonjusha e shtëpisë, Ameli, e cila bëri 5 vjeç.
Albani zgjodhi të uronte me dy fjali, duke shkruar: “Gëzuar dashuria e babit. Gëzuar Shqipëri.” Ndërsa Miriami u zgjat pak më shumë.
“Gëzuar 5-vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi më i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd. I lutem Zotit çdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë,” –shkroi ajo, duke shtuar:
“Jemi me fat që në këtë ditë të shënuar kemi një tjetër arsye të madhe për të festuar e gëzuar. Gëzuar Shqipëri! Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë të gjithëve të sigurt e me shëndet mbi të gjitha.”
Nga fotot e publikuara deri më tani, mund të themi që Ameli ka kaluar vërtetë një ditëlindje përrallash, madje torta përbëhet nga princeshat e njohura të Disney-t, edhe pse princesha më e bukur ishte vetë ajo.-living