Covid-19 u merr jetën dy bashkëshortëve, para 3 javësh ndërroi jetë ish-drejtori i Spitalit, sot gruaja e tij

Koronavirusi i ka marrë jetën bashkëshortes së neuropsikiatrit të Elbasanit Hyqmet Shqerra. Ky i fundit është ndarë nga jeta 3 javë më parë, pasi edhe ai ishte infektuar me koronavirus. Hyqmet Shqerra, ndwrroi jetw në spital në 11 shkurt të këtij viti nga Covid-19 në moshën 81-vjeçare. Ndërkohë ditën e djeshme ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tyre, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Lamtumire mama. Tani je afer burrit tend te jetes qe aq shume e ke dashur dhe respektuar. Dashuri idilike e juaja. Nuk mundet te rrinit te ndare per shume kohe. Me keni lene uraten te dy dhe do te me mbroni e drejtoni nga lart duke qene engjejt e mi mbrojtes. Premtoj qe do ndjek gjurmet tuaja e do mbaj lart emrin e babait dhe te mamase siç me keni edukuar ju me dashuri me pune me respekt me fisnikeri me ndershmeri me perulesi e me vete permbajtje. Ju qofte dheu i lehte te dyve!

Hyqmet Shqerra ishte Neuropsikiater me 56 vjet eksperience. Ka punuar 35 vjet ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit (me i madhi ne Shqiperi) nga to 20 vjet si drejtor. Ka bere kurse specializimi ne Vjene, Budapest, Berlin, Pavia ,Firence etj si dhe ka bere punime qe i jane publikuar ne kongrese shkencore nderkombetare. Ka qene dhe anetar i Shoqerise Europiane te Psikiatrise dhe Shoqerise Europiane te Ďhimbjes se Kokes(Cefalea).