Virusi Covid-19, vijon të shtojë vatrat e përhapjes në qytetin e Elbasanit. Në orët jane 17 raste të reja infektimesh, mes tyre ka rezultuar pozitiv një efektiv i repartit “Shqiponja”. Po ashtu e infektuar ka rezultuar edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Europa” në Katund të Ri, çka ka bërë që të shtrihet hetimi epidemiologjik, për të zbuluar deri ku është përhapur virusi.
Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Aktualisht rastet aktive janë 5208, ndërsa humbjet e jetës nga Covid-19 kanë shkuar në 411. /noa.al