Covid-19; Shënohet viķtima e parë në qytetin e Elbasanit. Mosha

Tre viķtima janë shënuar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja.

Aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.