Dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të premte në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se një nga rastet është punonjës i bashkisë së Elbasanit, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Labinot. Rasti i ri në Labinot është një specialist që punon në këtë njësi administrative.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me Covid 4 466 të infektuar mes të cilëve 125 kanë humbur jetën./27.AL