Covid-19 rikthehet sërish në Drejtorinë e Policisë Elbasan, pasi mësohet se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dy oficerë të kësaj drejtorie. Ndërkohë, mësohet se, dy efektivët jane ne gjendje te mire shendetesore dhe janë vetë-karantinuar në banesat e tyre në këtë qytet, ndërsa nuk dihet ende se si apo ku janë infektuar.
Kujtojmë këtu që, disa ditë më parë në këtë Drejtori kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë, të cilët janë shëruar tashmë.