COVID 19/Pse bota nuk ndjek modelin Suedez? Asnjë kufizim dhe më pak humbje jete se të gjithë.

Epidemiologu suedez Anders Tegnell, kërkon që e gjithë bota të mësojë nga përvoja e tyre në përballimin e Covid 19. Përmes një letre të hapur, e cila është botuar nga Politico, ai thotë se karantina dhe ndalimet e tjera të paraqitura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm në një afat të shkurtër, dhe që në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.

“Në vend që të qeshni me modelin tonë të luftës ndaj Covid-19, do të ishte më mirë që të mësoni diçka nga përvoja jonë”, shprehet Tengell.

Që prej fillimit të pandemisë, kur e gjithë bota shkoi drejt mbylljes, Suedia nuk vendosi masa kufizuese, por vetëm u dha udhëzime qytetarëve se si të sillen. Si rezultat, kishte më pak të infektuar dhe víktima nga koronavirusi sesa në vendet që aplikuan karantinën.

Në letër, Tegnell shpjegoi se “modeli suedez” nuk ishte i njëjtë me atë që zbatohej në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, d.m.th. “të jetojnë dhe të lejojnë vdèkjen”, as metodën e “të gjithëve që kujdesen për veten”, por “të gjithë për të gjithë”.

“Modeli suedez” i mbrojtjes nga koronavirusi ka rrënjë historike dhe bazohet në idenë që të gjithë duhet të marrin pjesë në mbrojtje (jo vetëm nga infeksioni, por edhe në situata të tjera) dhe që të gjithë duhet të kontribuojnë.

“Në planin afatgjatë, “modeli Suedez” do të dëshmojë se është më i mirë, sepse masat e rrepta kufizuese, zonat e kuqe dhe karantina mund të aplikohen vetëm për një kohë të shkurtër”, pohon epidemiologu suedez. “Rezistenca ndaj krizave që zgjasin më shumë ose kthehen në valë është e mundur vetëm me pjesëmarrjen dhe sjelljen e përgjegjshme të të gjithë qytetarëve,” shkroi Tegnell në një letër nga Stokholmi.