Virusi sars cov 2 që izoloi botën 5 vite më parë dhe detyroi Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpallë pandeminë, vijon të shkaktojë pasoja në shëndetin e popullatës.
Studiuesit po mbledhin gjithmonë e më shumë fakte mbi pasojat afatgjata që virusi pandemik ka lënë në shëndet, i njohur si long covid.
Sipas një raporti të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 20% e të rriturve me Long COVID përjetojnë probleme shëndetësore që kufizojnë ndjeshëm aktivitetet e tyre të përditshme.
Paralel me long covid, shkencëtarët po studiojnë dhe efektet e vaksinave anti COVID që u përdorën për të frenuar infektimet në pandemi.
Ndërsa për shumicën e njerëzve, vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton efekte anësore serioze, por një përqindje e vogël mund të përjetojë simptoma kronike që zgjasin me muaj apo edhe vite. Studiuesit e kanë vërejtur se ata që përjetojnë Sindromën Post-Vaksinim mund të kenë lodhje të tepërt, pagjumësi dhe marramendje.
Dyshimet mbi vaksinat anti COVID që përdoren teknologjinë e re mRNA vazhdojnë të gjenerojnë debate të cilat po ndikojnë në uljen e besueshmërisë.
Një anketë e kryer në Mbretërinë e bashkuar në vitin 2023, faktoi se 70% e të rriturve besonin se vaksinat ishin të sigurta dhe efikase, nga 90% që besonin në 2018.
Ky është një trend global, pasi 52 nga 55 shtetet që u anketuan panë një rënie të besimit që nga viti 2019.