COVID 19; Mjeku jep alarmin: Pse nuk duhet të merrni në asnjë mënyrë antibiotik gjatë kurimit në shtëpi

Mjeku Arjan Mezini, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24 i dha përgjigje shumë pyetjeve që shqetësojnë qytetarët sot në lidhje me koronavirusin, por këshilloi veçanërisht të prekurit nga ky virus që trajtohen në kushte shtëpie. Mezini u shpreh se pacientët me forma të lehta të Covid 19 nuk duhet të përdorin antibiotik edhe në rast se një gjë të tillë e rekomandon mjeku.

Ai shtoi po ashtu se pacientët që kanë nevojë për oksigjeno terapi duhet t’i drejtohen menjëherë spitalit.

“Virusi është virus, po të kurohej kështu nuk do kishim këtë panik në gjithë botën. Jo, Covid nuk trajtohet me antibiotik. Format e lehta dhe të mesme nuk kanë nevojë për antibiotik. Vetëm kur preken mushkëritë mund të fillohet terapia me antibiotikë në shtëpi. Bëhen ekzaminime në gjak, pra nëse kemi rritje të rruazave të bardha ka mbivendosje bakteriale në gjak dhe duhet të përdoret. Antibiotiku kur nuk preket mushkëria është i padobishëm.

Nëse do ta klasifikonim me tre grada, e para një pacient që ka temperaturë, kollë të lehtë dhe një gërricje fyti, dhe nëse s’ka infeksion bakterial antibiotiku në vend që të ndihmojë, dëmton. Për pacientët e shtruar në spital përdoret protokoll tjetër. Format e lehta trajtohen me suport vitaminik. Me D, C dhe Zink. Por nëse e shqetëson temperatura edhe deri në 38 gradë këshillojnë të mos e ngacmosh. Nëse pacienti ka kollë, ka disa medikamente që mund të përdoren, por jo medikamenti.

Oksigjeni nuk duhet përdorur në kushtet e shtëpisë. Rastet e tilla duhet të drejtohen në spital. Nëse ka nevojë për oksigjen pacienti patjetër duhet t’i drejtohet spitalit pasi riskon. Tani dihet se janë tre parametrat që përcaktojnë sëmundjen, e para është limfocitet periferike, pra sa më të ulëta të jenë ato aq më pak imunitet ka pacienti, aq më pak mundësi ke për të krijuar antikorpet, e dyta është dendimeri që tregon riskun për tromboza të mushkërive dhe një parametër tjetër është LDH, që tregon se sa aciditet është krijuar në organizëm dhe tregon rrezik të lartë. Pra këta janë pacientë që duhet të rrinë nën kujdesin e mjekëve. Edhe në Itali u veprua kështu si ne me terapi më shumë se sa duhet, në një kohë që Gjermania ishte më korrekte me mjekim.

Kjo është një sëmundje që shkakton detres akut respirator. Kur na vijnë pacientë me 30% të mushkërisë së prekur i cilësojmë normal, por ardhja vonë e pacientëve në spital e rëndon gjendjen e tyre,e pra po flas për raste të rënda me dëmtim deri në 70% të mushkërisë”,- sqaroi mjeku.