Pavarësisht kushteve të pandemisë Kadri Gashi nuk hoqi dorë nga dasma e djalit të tij. Edhe pse kishte parashikuar një dasmë me mbi 300 të ftuar, tradita e do që dasma mos anulohet dhe Izmiri dhe Xhorxhina do të martohen në oborrin e shtëpisë së tyre në Elbasan. Edhe pse numri i të ftuarve është reduktuar ndjeshëm, e gjitha kjo ka anën e vet pozitive ku të rinjtë mund të mësojnë traditat e dikurshme të dasmave.
Në kohën dhe rregullat covid familjet po u rikthehen dasmave të vogla në shtëpitë e tyre me të afërm të ngushtë ndërsa çiftet nuk kanë hequr dorë nga klipet dhe fotot e ditës së rëndësishme.
Top Channel