Është rënduar bilanci nga Covid në vendin tonë, një tjetër person ka humbur jetën këtë të mërkurë në Elbasan. “Abc News” raporton se ka nderruar jete një 62 vjeçare nga Elbasani duke e çuar në tre numrin e viķtimave në 24 orë në këtë qark. Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se 62 vjeçarja e cili kishte punuar mësuese, ndodhej prej ditësh e shtuar në spitalin Covid 2 në Tiranë.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën dhe dy persona në Peqin, një 56 dhe një 64 vjeç. Sipas raportimit të përditshëm, dje u regjistruan 8 humbje jete.
Numri i viķtimave deri tani nga Covid-19 në vend, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 581.