Shifra alarmante dhe të friķshme nga koronavirusi ka patur dita e sotme në Shqipëri. Dy qytetarë humbën jetën tek Infektivi, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në 95 numrin e viktimave në total nga fillimi i pandemisë. Por java nisi me një numër rekord të infektuarish, si asnjëherë më parë, 117 brenda 24 orëve.
Gjithashtu një lajm i fundit na vjen nga qyteti i Elbasanit. Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në drektorinë e Policisë në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shefi i policimit në komunitet. Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut.
Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët. Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.