Covid-19, dërgohet me urgjencë në Tiranë gruaja nga Elbasani

Dy bashkëshortë nga Elbasani u konfirmuan me Covid-19 gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për një 62 vjeçar dhe gruan e tij, të cilët dyshohet se janë infektuar për shkak të kontakteve me persona të infêktuar tek restoranti pranë Gjykatës së Ebasanit.

Burri punonte si shofer i autobuzit që transportonte punonjësit e një fasonerie. Gruaja e tij rezulton se është në një gjendje më të rënduar. Për këtë shkak, ajo është transportuar me urgjencë nga Elbasani në Tiranë.

Ndërkohë, sot është bërë dezinfektimi i shtëpisë ku banonin dy të infektuar me koronavirus në Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 1 qytetar ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 634. Nga gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.Numri i personave të shtruar në dy spitalet Covid ka rënë ndjeshëm.

Masat lehtësuese të qeverisë pritet të shtohen edhe më shumë nga java e ardhshme, ndërsa në 4 Maj, do të lejohen dhe udhëtimet mes qyteteve të ndryshme të vendit, përmes shërbimit taksi.