“Çonte rrobat e mia te hoxha”, vajza nga Cërriku: Burri në Maqedoni, me kë do ngelja shtatzënë, me vjehrrën?

Blerina, në këtë pikë të rubrikës “Shihemi në Gjyq” të “E diela shqiptare” në Tv Klan ndan edhe detaje  nga jeta familjare në shtëpinë e bashkëjetuesit të saj. Në fakt, i  fejuari, Fabiani, qëndronte në Maqedoni ku edhe punonte ndërsa Blerina me prindërit e tij që  kërkonin vazhdimisht një fëmijë kur  çifti takohej vetëm një herë në disa muaj.             

Pasi Blerina mbeti shtatzënë, jeta nuk u përmirësua aspak sepse vjehrra nuk i plotësonte asnjë nevojë për të cilat ka nevojë një grua që pret një fëmijë. Nusja nuk kishte para të vetat pasi Fabiani ia dërgonte të gjitha të ardhurat nënës së tij.

Ardit Gjebrea: Fabiani sa kohë rrinte në shtëpi dhe sa kohë rrinte në Maqedoni?

Blerina: 3 muaj rrinte andej, 2 ditë vinte këtu  dhe ikte prapë dhe thoshin pastaj s’ngel nusja shtatzënë, merrte vjehrra rrobat e mia pastaj, ço në hoxhë, ço andej, ço këtej, s’ngel nusja, s’bën nusja. Si do ngelte nusja? Burri në Maqedoni, unë këtu, me kë do ngelja unë, me vjehrrën do flija?

Ardit Gjebrea: Megjithatë, mbete shtatzënë.

Blerina: Po, mbeta, më mori përsëri në Maqedoni,në Shtator, më tha nuk do të të kthej më, do të  të marr. Vajta.

Eni Çobani: Sa ndenje këtë herën e dytë?

Blerina: Një muaj. Bëra vizitat, më çuan te të gjithë doktorët dhe të gjithë doktorët i thanë pse e stresoni nusen, ajo nuk ka asnjë lloj problemi,  ju nuk e lini rehat që ajo të ngelë dhe nëse ajo është nën stres, nuk ka për të ngelur. Fati im, Zoti që më ndihmoi, ngela shtatzënë.

Ardit Gjebrea: U gëzuan ata, Fabiani me familjen?

Blerina: Si fillim, ai u gëzua pastaj tha të nesërmen tani ik, se mbaroi puna. Ishte bërë me plan,kishte thënë e ëma lëre shtatzënë ti atë se po ngeli shtatzënë ajo s’ka ku të ikë nga ne, do rrijë me mua, të më mbajë mua, t’i bëja hyzmet vjehrrës. Se vjehrra edhe kosin kur e blinte, e merrte kosin dhe me një kanaçe do shtyje dy javë me atë kosin se do i hidhte ujë, vetëm ujë, po tani do ha ujë unë a do ha kos?