Personat që e kanë kaluar nje here Covid-19 janë të mbrojtur pasi kanë krijuar antitrupa. Por një studim i bërë së fundmi tregon se njerëzit mbi moshën 65 vjeçare që janë rikuperuar nga Covid-19 kanë një mundësi 50% më të lartë për një riinfektim brenda gjashtë muajve nga infektimi parë.
Shanset janë shumë më të ulta për njerëzit e shëndetshëm, por gjithsesi nuk është një gjë e sigurt, sipas studimit danez, i cili u botua në revistën mjekësore Lancet. Në studim thuhet se është e rëndësishme që edhe qytetarët që e kanë kaluar Covidin të vaksinohen.
“Analiza sugjeron gjithashtu që njerëzit që kanë pasur virusin duhet të vaksinohen, pasi nuk mund të mbështetet te mbrojtja natyrore, veçanërisht tek të moshuarit,” thuhet në studim.