Ariana Fejzullahu është blogerja e njohur kosovare e cila ka filluar dalëngadalë të shndërrohet edhe në biznismene. Ajo është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, me të cilin kanë 4 fëmijë. Ajo nuk ka shumë ditë që ka hapur dyqanin me veshje për femra.
Madje, veshjet e tilla kohë pas kohë edhe i reklamon duke i veshur vetë e postuar foto në rrjetet sociale.
Edhe sot bëri një veprim të tillë, e cila u shfaq e veshur me një fustan jeshil por që vëmendje mori barku i saj që ngjalli dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
Rikujtojmë, se Ariana në njërën prej intervistave bashkë me Ermalin patë shpreh dëshirën edhe për fëmijën e tyre të pestë.