“Çfarëdo që të them sot të mos e përdorni për fushatë”. Virologu shtang Live Ori Nebiajn, ja reagimi epik i saj

Moderatorja e njohur, Oriela Nebijaj e cila është pozicionuar e 18-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Tiranës, ka shtangur në emisionin e sotëm Wake Up, teksa ka pasur të ftuar në një lidhje Skype drejtorin e departamentit të vaksinave në kompaninë “GeoVax”, Arban Domi.

“Çfarëdo që të them sot të mos e përdorni për fushatë”, i tha Domi-Orit, duke e habitur pa masë këtë të fundit. Por e gjitha ishte në kuadrin e shakasë dhe virologu i njohur e uroi moderatoren për angazhimin e saj politik.

Biseda e plotë

Domi: Para se t’i përgjigjesha pyetjes doja të bëja një pakt me ju Oriela, që çfarëdo që të them sot të mos e përdorni për fushatë.

Ori: Unë?

Domi: Po

Ori: Rri i qetë

Domi qesh: E them sinqerisht, suksese

Ori: Faleminderit

Isli: Na trembe

Ori: Po (qesh) thashë…

Domi: Thjesht për t’u uruar

Ori: Faleminderit shumë