Çfarë tha ‘Bosi i kriptomonedhave’ para trupës së gjykatës së Elbasanit: Në Turqi më…

Themeluesi i “Thodex”, Faruk Fatih Özer ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg. Gjyqtar i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi.

Në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta.

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave.

Megjithatë, Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg.

Avokatja turke pas përfundimit të Gjykatës u shpreh se Faruk Ozer i ka dëmshpërblyer një pjesë të personave dhe ka mbërritur në shtetin shqiptar me pasaportën e tij dhe jo të flasifikuar.

“Shuma e cila mendohet që Farku Ozer ka marrë s’është e vertetë”, tha ajo.

Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë.