Emisioni ‘Përputhen’ në Top Channel është për momentin me audiencën më të lartë. Në emision kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë bërë bujë në mediat sociale, duke pasur edhe një impakt të ndjeshëm tek publiku. Njëra prej tyre ishte largimi i dy konkurrentëve, Fationit, i cili ishte pjesë e formatit prej fillimit dhe kishte fituar zemrat e shumë shqiparëve dhe Erisit, i cili sapo kishte hyrë në program.
Të premten e kaluar 4 djem të rinj iu bashkëngjitën programit. Andi Artani, 24 vjeç me origjinë shqiptare ka lindur në Brooklyn dhe jeton në New York; Edison Ramhoxha, 33-vjeç, ka lindur dhe jeton në Tiranë; Kristjan Marcinaj, 27-vjeç, ka lindur në Kretë dhe jeton në Tiranë; Eris Aga, 25-vjeç. Ka lindur dhe jeton në Tiranë.
Ndërkohë duket se dy konkurrente të tjera do i bashkohen së shpejti programit. Ka qenë vetë autorja Olsa Muhameti ajo që ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instastory.
“Së shpejti jo një por dy vajza të reja në Për’puthen” – ka shkruar ajo teksa ka ndarë foton e njërës prej tyre duke ia fshehur fytyrën.
Ende nuk dihet se kur do bëhen pjesë e programit dy vajzat dhe po ashtu s’ka as të dhëna rreth tyre. Vajza e fundit që iu bashkua dating show-t ishte Ledjana e cila shkaktoi jo pak polemika. Pas një debati a dhe disa prej konkurrentëve ajo kërkoi një pauzë për tu rikthyer ditën e djeshme.