Ditët e fundit në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij është vërejtur një fenomen që ka shqetesuar qytetarët. Në rrugë dhe trotuare gjenden çdo ditë zogj të ngordhur kryesisht kumri dhe pëllumba. Duke qenë se jetojmë në një periudhë pandemike, alaarmi ka shkuar shumë shpejt te autoritetet lokale të cilat pas verifikimit të rasteve kanë dhënë edhe shpjegimet përkatëse.
Për të qartësuar më shumë banorët, veterineri jep arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, kjo sëmundje që ka prekur zogjtë nuk kalon te kafshët e tjera që mund t’i konsumojnë zogjtë e ngordhur dhe as te njerëzit.
Gjithsesi, specialistët këshillojnë që qytetarët të mos i prekin vetë zogjtë e ngordhur, por të lajmërojnë autoritetet lokale.