Çfarë ndodhi tek rruga e Zaranikës, policia ndjek makinën luksoze dhe ndalon të rinjtë

Policia e Elbasanit ndjek nga pas makinën luksoze dhe e kap tek rruga Zaranikës.

Burime ekskluzive për Infowebtv tregun se policia, pas ndjekjes policia ka mundur ta bllokojë mjetin. Më pas ka ndaluar të rinjtë dhe mes tyre është zhvilluar një debat.

Policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet. Gjithashtu edhe kontroll fizik të të rinjve që ndodheshin në këtë mjet deri në heqjen e këpucëve. Duke se ky kontroll ka qenë për lëndë narkotike.

Ka qenë ky kontroll që ka hasur në kundërshtinë e të rinjve.

Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni.