Vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, Marina Fara, para gati gjashtë muajsh më parë bëri publike lidhjen me partnerin e saj, biznesmenin e një rrjeti restorantesh dhe hotelesh nga Shkodra, Alis Hysa. E ndërkohë që në fillim të këtij viti u mësua se çifti ishin fejuar zyrtarisht, miqtë flasin se çifti mund të jenë ndarë.
Për ta festuar këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre ata udhëtuan drejt Dubait, por sipas gazetës Panorama, tashmë duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur.
Çifti mori vëmendjen e mediave rozë në muajin janar, pas një udhëtimi në Dubai, ku Marina u shfaq me bikini portokalli dhe ishte në krahët e Alis Hysës, vëllait të Nelson Hysës, një emër i njohur për kronikën e zezë.
Marina u raportua se do të martohej me Alisin në një dasmë tradicionale në Shkodër, por tashmë është shkëputur.