Puntatën e sotme në Përputhen ka ndodhur një moment i veçantë, ku të gjithë konkurrentët janë prekur duke derdhur lot. Surpriza për Mevlanin nga mamaja e tij i ka bërë të gjithë që të përloten. Përmes një videoje mamaja e tij tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël.
“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.
Të gjithë janë përlotur përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin, dhe opinionistin Arjan Konomi. Mes lotësh Mevlani ka dhënë një mesazh për nënën e tij duke thënë se të gjitha lotët do të t’ia kthejë në buzëqeshje.