Çfarë mendojnë dhe ndiejnë fëmijët kur prindërit zihen në prani të tyre.

Kur dy bashkëshortë dhe prindër fëmijësh, grinden me njëri tjetrin, apo janë të acaruar ndërmjet tyre, edhe pse përpiqen të mos e demostrojnë para fëmijëve, fëmijët e dinë. Fëmijët e kuptojnë, që prindërit janë keq me njëri tjetrin. Në këto raste, shkalla e ankthit te fëmijët, është shumë e lartë, pasi ata mendojnë se është faji i tyre, që prindërit grinden. (shkencëtarët shpjegojnë, se kështu funksionon psiha e fëmijës.

Ai është i pa rritur dhe proceset psiqike nuk realizohen të plota. Në moshën e fëmijërisë te njeriu, janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë i keq, të cilat ushqejnë ndjenja faji).

Prandaj, merruni seriozisht me ata, fëmijët. Mos harroni, fëmijët janë 5 herë më të shpejtë, në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, sesa të rriturit. Pavarësisht, që nuk shprehen, pasi kanë shumë fŕikë, ata janë në dijeni të asaj, që po ndodh, edhe pse të rriturit nuk demostrojnë gjë.

E kini kot që fshiheni, sepse nuk mund të fshihni asgjë prej tyre. Flisni me ta, pasi është mënyra e vetme, për ti qetësuar. Tregoijni thjesht, se jeni të nevrikosur me njëri tjetrin, për një arsye të caktuar, ashtu siç u ndodh edhe atyre, kur nuk u plotësohet një dëshirë, apo u prishet ndonjë gjë. Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe, që nuk kuptojnë. Heshtja shton vetëm pasigurinë për fëmijët tuaj. Dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë më të vështirë. Nga Lira Gjika