Elbasan– Pamje dramatike, thirrje të dëshpëruara e kujë në zë. Vëllai i 19-vjeçares Rezarta Hajdari ka plasur në vaj sapo ka mbërritur në dyert e Spitalit të Elbasanit, në morgun e të cilit ndodhet e reja, ndërsa bashkëshorti i saj Olsiani mbahet nën vëzhgimin e mjekëve në gjendje të rëndë.
“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”, qan me ngashërima i vëllai teksa njerëz të afërm mundohen ta qetësojnë të riun.
Çifti i të rinjve Rezarta dhe Olsian Hajdari kishin vetëm 5 ditë që ishin martuar. Ata u gjetën në banesë nga nëna e 27-vjeçarit. E reja u gjend pa shenja jete, ndërsa Olsiani është dërguar në spital në gjendje të rëndë.