Stela dhe Armando zhvilluan takimin e tyre të parë jashtë studios. Pas dy takimeve katër minutëshe, ku Armando u duk shumë romantik dhe fjalë ëmbël, në takimin në natyrë, u shfaq ndryshe. Sipas Stelës, Armando ishte posesiv dhe e bëri të ndihej në siklet. Armando e pyet Stelën për marrëdhënien me ish- burrin, ndërkohë që ndryshe nga Stela, thotë se nuk e pëlqen aspak alkoolin.
“Isha pak në pozitë, ishte pak posesiv me pyetjet që bënte. Mendoj se nuk është i ëmbël sa duket. Të them të drejtën, nuk u ndjeva rehat në takim. Ishte mënyra që nuk e donte alkoolin fare, nuk e donte gotën fare. Ishte mënyra si sillej, sa më dukej sikur çdo gjë që bëja unë ishte gabim për Armandin”, u shpreh konkurentja.
“Në dy takimet katër minuta ishte shumë i ëmbël, ndërsa në takim u duk posesiv”.-shprehet Stela.