Cërrik- Një vjedhje automjeti është zbuluar nga Policia e Cërrikut dhe në pranga u vendos autori i dyshuar i krimit.
Leonidha Dervishi, nga Belshi, është 49-vjeçari i prangosur si autor i ngjarjes së kallëzuar dhe zbuluar brenda pak orësh, duke gjetur edhe mjetin e vjedhur. Personi që e kishte në përdorim makinën e kishte marrë me qira dhe sapo konstatoi aktin kriminal e denoncoi duke kërkuar ndihmën e bluve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh”, tha policia vendore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “vjedhja”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.