Cërrik/ Vjehrri denoncon pas 20 ditësh largimin e nuses së djalit: Ka braktisur fëmijët

Një 66-vjeçar ka denoncuar në policinë e Cerrikut se nusja e djalit të tij, një 21-vjeçare është larguar nga banesa. Ai ka thënë se ajo ka braktisur fëmijët e mitur. Sipas vjehrrit, nusja është larguar prej 20 ditësh.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka bërë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur”, njofton policia.

Policia thotë se po punohet për gjetjen e të resë./tvklan.al