Cërrik/ Skandal në institucion shtetëror, në pranga 52-vjeçarja. Prishi qetësinë publike dhe dëmtoi ambientet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë shtetasen V. K., 52 vjeçe, pas një incidenti të ndodhur në një institucion shtetëror.

E dyshuara ka dëmtuar derën e një zyre dhe më pas ka ofenduar me fjalë fyese publikisht, duke prishur qetësinë në ambientet e punës.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.