Cërrik/ 48-vjeçari shkeli masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndalohet nga policia

Cërrik/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik ndaluan me iniciativë shtetasin F. P., 48 vjeç, pasi bazuar në pamjet filmike të transmetuara në emisionin investigativ “STOP”, rezultoi se 48-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.