Çelja e sezonit turistik, ja cilat janë atraksionet kryesore në Elbasan

Sezoni turistik është në nisjen e tij, ndaj këtë të diel Euronews Albania ishte në disa nga qytetet kryesore të vendit për të parë se si janë përgatitur qytetet për këtë vit. Korrespondentja e Elbasanit, Iris Shabani ka treguar se cilat janë disa nga atraksionet të cilat po preferohen më së shumti nga turistët në atë qytet.

“Shikojmë çdo fundjavë autobusë të mbushur me turistë që vijnë të vizitojnë zonat kulturore dhe historike në Elbasan. Përveç turizmit kurativ siç janë llixhat, vend që sjell një numër të konsiderueshëm turistes,h për efektet kurative që ka. Gjithashtu në Elbasan është edhe turizmi i aventurës si hikinfg, rafting sporte të tjera ujore. Raftin është një nga sportet që po pëlqehet dhe po preferohet shumë nga turistët e gjithashtu edhe sportet ujore që mund të zhvillohen në liqenin e Funarit.

Dua të theksoj këtu se po i kushtohet vëmendje shumë e madhe shtëpive pritëse në Mollagjesh. Gjithashtu po implentohet edhe një projekt infopoint me gjatësi 70 kilometra, për ecje në shtigje, biçikleta dhe nuk mungon as parashutizmi për ata që duan më shumë adrenalinë. Një tjetër pikë e rëndësishme e turizmit të qytetit të Elbasanit është kalja e Elbasanit ku mund të vizitosh, xhamitë, kishat ortodokse dhe katolike”,-tha gazetarja.