Burri gjen $7 milionë në dollapin e blerë në ankand por fatkeqësisht nuk i gëzoi. Çfarë ndodhi?

Një burrë me fat gjeti rreth 7 milionë dollarë brenda një dollapi të blerë në ankand, para se në një tjetër kthesë të fatit të humbiste përsëri shumicen.

Gjuetari i thesareve zbuloi shumën marramendëse në komodinën e përdorur që kishte blerë në një ankand për 500 dollarë, sipas britanikes The Sun.

Drejtuesi i ankandit Dan Dotson, i cili prezanton programin televiziv amerikan ‘Storage Wars’, tregon se në vitin 2018 një prej blerësve të tij bëri zbulimin shokues pas pranimit të ofertës në ankand.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai shpjegonte se në një event bamirësie në Kaliforni një grua i tregoi për pasurinë e zbuluar.

Dan tha: “Ishte një grua e moshuar aziatike në tavolinën ngjitur me timen që më shikonte sikur donte të më tregonte diçka”.

“Rrjedhimsiht ajo m’u afrua dhe më tha se bashkëshorti i saj punonte me dikë që kishte blerë një njësi magazinimi nga unë për $500 dhe brenda kishte gjetur një kasafortë.

“Dhe personi i parë që thirrën për ta hapur nuk e bëri dot, ose nuk donte ta bënte. Shume dollape kanë vetë kasaforta, brenda që normalisht duehgt të jenë bosh, por kësaj here nuk ishte bosh. Aty kishte $7.5 milionë dollarë para të thata”.

Por blerësi me fat nuk arriti ta mbante pasurinë e gjetur pasi rrjedhimisht u detyrua të kthente paratë te të zotët e tyre.

Dan tha për rrjetin The Blast se gjuetarët e thesareve shpejt u kontaktuan nga një avokat, i cili përfaqësonte pronaret fil’estarë të dollapit.

Avokati raportohet se i kishte ofruar a $600,000 shpërblim gjetësve por oferta ishte refuzuar.

Ndërsa një ofertë e dytë prej 1.2 milionë dollarë ishte pranuar më në fund dhe blerësi duhej të kthente pjesën tjetër të parave.

Dan vriste mendjen sesi dikush mund të linte kaq shumë para të fshehura në një kasafortë.

“$7.5 milionë brenda një dollapi, kjo nuk harrohet kollaj por sigurisht që dikush tjetër e ka në zotërim. Ndoshta diçka ka ndodhur, një kartë krediti e skaduar, janë zhvendosur apo dikush ka përfunduar në burg, kush e di ç’ka qenë”.