Zv.kryeministri Erjon Braçe vlerësoi rolin e Elbasanit për pavarësinë e vendit, shtetformimin, çlirimin dhe pruralizmin parlamentar.
“Kujtuam heronjtë e Elbasanit në Ditën e Çlirimit të Elbasanit; Elbasanit të madh, me rol kyç në histori: në Pavarësinë, në shtetformimin pas pavarësisë, pluralizmin e parlamentarizmin, ne antifashizëm e Çlirimin e Shqipërisë!”, theksoi ai.
Më tej, Braçe shtoi se Elbasanit të madh edhe në territor: I gjithi i përfshirë në Luftë, Çermenika, Dumreja, Shpati, Labinoti që i dha Luftës edhe strukturën e saj me të organizuar ushtarake, ushtrinë antifashiste Nacional Çlirimtare!””
“Elbasanit që përfshiu në Lufte gjithkënd, duke nisur Xhuvanët, Shuteriqët, Naskat, Gjinishet, Dilot, Agollet, Qosjat e shumë e shumë të tjerë, te rinj e te reja që nuk kursyen asgjë për Atdhe e Flamur! Tani, bëhemi gati për Tiranën e madhe, çlirimin e kryeqytetit!”,-tha ai.