Bora Zemani përfundon në spital, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Lajmin se Bora Zemani është shtruar në spital e dha shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj nëpërmjet një story që ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, ndërsa autorja Olsa Muhameti na ka treguar më tepër rreth gjendjes shëndetësore të moderatores.

Mikja e afërt e saj Semi Jaupaj, postoi një foto të moderatores në spital, tek e cila kishte shkuar për vizitë, ndërsa bashkangjitur shkruante: ““Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë.”- shkroi Semi në foto pa sqaruar asgjë më tepër”.

Së fundmi, ka qenë Olsa Muhameti e cila me sa duket ka vizituar moderatoren dhe ka zbuluar arsyen e shtrimit të saj në spital.

Ajo postoi një video duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje por pa dhënë asnjë detaj specifik. Në video, autorja e Për’puthen shprehet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ka konfirmuar rikthimin të nesërmen në programin Për’puthen që ajo drejton.

“Erdha ta konfirmoj vetë që Bora është mirë pas ndërhyrjes dhe 100% do të jetë nesër në ”Për’puthen”.

“Jam, jam”,- u përgjigj Bora.

“Si lule je dhe e sëmurë”,- i thotë autorja Olsa Muhameti.

Kujtojmë që moderatorja ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it.

Dje në “Për’puthen Prime”, Bora Zemani komentoi situatën e Erionit me dy vajzat, Mikelën dhe Ritvanën, duke dhënë një mesazh edhe për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosaj

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.