Bora Zemani ka mbërritur brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’ për të shuar njëherë e mirë zërat që se mes Donaldit dhe Semit ka një raport më shumë se sa shoqëror. Ajo takoi Semin, shoqen e saj prej 15 vitesh duke i dhënë asaj motivim për të vazhduan përpara me forcë dhe pozitivitet.
Pak çaste më vonë, ajo pranoi të takonte edhe Donaldin, ish-partnerin e saj.
Takimi i tyre nisi me një përqafim të gjatë dhe me një trendafil të dhuruar nga Donaldi.
‘’Si je…?’’, e pyeti Bora
‘’Jam i turbullt’’,- u përgjigj Donaldi.
Bora zgjodhi që t’i jepte pak forcë dhe motivim ish-partnerit të saj për të vazhduar me entuziasëm këtë rrugëtim.
Takimi i tyre u shoqërua me shumë emocion ndërsa publiku brohoriste për një puthje romantike.
Donaldi iu bind kësaj kërkese duke i rrëmbyer Borës edhe puthjen e shumëpritur në buzë.