Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora denoncoi skandalin e falsifikimit të deftesave në shkollën e mesme në fshatin Funar të Elbasanit. Zbulimi i këtij skandali nisi nga denoncimi i zonjës Xhemile Likrama, mamaja e Brunilda Likramës, e cila kishte mbaruar Shkollën e Mesme Bujqësore në fshatin Funar të qytetit të Elbasanit.
Brunilda jeton në shtetin grek dhe para tre vitesh Brunildës për efekt dokumenti për t’u punësuar në vendin ku jeton, ju desh të vinte në Shqipëri dhe ti drejtohej Drejtorisë së kësaj shkolle me kërkesën për lëshimin e një vërtetimi që konfirmon se shtetësja Brunilda Likrama ka mbaruar arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme Bujqësore, sot Shkolla e Mesme “Ibrahim Çeka”¬.
Pas kërkesës, Brunildës i vihet në dispozicion një vërtetim dokument, në të cilin shkruhet se shtetesja Brunilda Likrama nuk figuron në Amzat e kësaj shkolle. U bënë tre vite që Brunilda nuk e gjeti kurrë të vërtetën se çfarë fshihej pas numrit të amzës që disponon në dëftesën orgjinale të lëshuar nga kjo shkollë në vitin 1995, vit kur Brunilda përfundoi arsimin e mesëm.
Xhemilja, mamaja e Brunildës është drejtuar Zyrës Vendore Arsimore në qytetin e Elbasanit dhe pas shumë kërkesash dhe shumë përpjekjesh për të gjetur zgjidhje që pse Brunilda nuk figuron në Amzat e kësaj shkolle, jo vetëm nuk e morën parasysh kërkesën e Xhemiles, por nuk i dhanë kurrë rrugëzgjidhje.
Xhemile Likrama: Brunilda jeton në Greqi dhe për efekt punësimi në atë shtet,para tre vitesh u desh një vërtetim nga shkolla ku ajo ka mbaruar arsimin e mesëm. Brunilda aty në atë shkollë ka kryer edhe arsimin tetë-vjeçar edhe atë të mesëm. Vajzës ju desh të largohej përsëri në Greqi aty ku ajo jeton me familjen e saj, unë nuk kam reshtur për tre vite që të kërkojë të drejtën. Pas shumë takimesh dhe debatesh me drejtorin aktual të kësaj shkolle mu vu në dispozicion një vërtetim, që shtetësja Brunilda Likrama nuk figuron në Amzat e shkollës së mesme Ibrahim Çeka. Kam shkuar dhe i jam drejtuar edhe Drejtorisë së Arsimit por as aty nuk kam marr përgjigje. Unë dua të drejtën e Brunildës dhe dua të shikojë në atë numër Amze që ka Bruna çfarë emri figuron, prandaj për këtë problem ju drejtova emisionit BOOM.
Po çfarë thonë dy ish-nxënësve të shkollës “Ibrahim Çeka” dhe ish-drejtori, i cili ka drejtuar shkollën në vitin 1995, vit ky i përfundimit arsimor të mesëm të shtetases Brunilda Likrama.
“Unë jam Lulzime Shkurti, kam mbaruar shkollën e mesme në Funar. Unë nuk kam pasur problem, e kam marr atë vërtetim, sepse unë kam qënë gjithmonë në Shqipëri dhe nuk kam qënë e larguar, edhe ndoshta kjo më ka ndihmuar. Këta që kanë qënë të larguar në Greqi, Itali, kanë pasur të gjithë pengesa, nuk e marrin dot këtë vërtetim.Kam dëgjuar shokët dhe shoqet e mia që jetojnë në Greqi, që kanë hasur pengesa në marrjen e vërtetimit”.
Gazetarja: Si mendoni, pse ka ndodhur kjo gjë?
“Për arsye se kanë menduar, se këta nuk janë në Shqipëri, nuk ju duhet ky vërtetim”.
“Unë jam Urimi, pas mbarimit të shkollës së mesme, për arsye ekonomike jam larguar në Greqi, kam qëndruar shumë vite në Greqi. Para 5 vitesh u ktheva në Shqipëri, vajta për të noterizuar dëftesën për arsye pune dhe më thane se duhet të marrësh dëftesë të re. E njoh Brunildën, edhe një Lulëzime Hidri, edhe ajo ka mbaruar me ne dhe ka pasur problem. Kur vajta për të marr dëftesën, drejtori i tanishëm më pohoi se, keni problem. Mbarimi i shkollës i figuron një personi tjetër nga fshati Ishëm i Durrësit, shkolla e mesme që kam mbaruar unë nuk më njihet, por i njihet dikujt tjetër. Na është shitur dëftesa e shkollës së mesme. Sepse i figuron dikujt tjetër dëftesa ime”.
Ish-drejtori shkollës “Ibrahim Çeka”: E njoh, e kam pasur nxënëse. Është problem në atë vit, janë edhe disa të tjerë që kanë qënë shokë dhe shoqe me këtë dhe kur vjen puna nuk kanë emër aty. Janë një grup nxënësish, po të asaj klase që nuk figurojnë në numrin e Amzës.
Gazetarja: Ju ka thirrur ndonjëherë Prokuroria për këtë problematikë?
Ish-drejtori shkollës: Jo! Është një dallaver aty, por unë se kuptoj dot, edhe një nxënës tjetër po shoku Brunildës, i ka hedhë në gjyq ata.
Gazetarja: Në vitin 1995, të paktën Brunilda Likrama dhe Urimi pse kanë kopje dëftese dhe nuk kanë diplomë?
Ish-drejtori shkollës: Po ashtu ishin atëherë kopje dëftese, ajo bëhet numri amzës sipër dhe në fund bëhet data që kanë mbaruar këta më 30. 06.1995.
Gazetarja: Ky është dokumenti origjinal që kanë këta?
Ish-drejtori shkollës: Po, po origjinal, këta pa diskutim që kanë mbaruar, e kupton? Nuk janë këta të dy, janë ankuar edhe dy të tjerë mua.
Gazetarja: Kjo kopje dëftese është dokumenti origjinal që kanë marrë ata?
Ish-drejtori shkollës: Origjinal nuk diskutohet ai muhabet, e kanë mbaruar me një mijë përqind shkollën e mesme, është vulë origjinale e imja.
Emisioni “BOOM” pyeti edhe drejtorin aktual të shkollës “Ibrahim Çeka”, i cili konfirmoi të njëjtë gjë duke u shprehur se “Amzat e vjetra janë bërë fërtele”.
Ai tha se prokuroria e Elbasanit po heton mbi këtë çështje.
Drejtori i shkollës: Brunilda që e ka mbaruar shkollën këtë e di unë, s’e unë këtej jam me origjinë, por këtu janë bërë falsifikime në Amza. Është objekt i Prokurorisë, janë marrë dy Amzat investigohen, s’e si Brunilda ka shumë të tjerë, janë ndërhyrë në Amzë, është fshirë Naimi është vënë Brunilda.
Gazetarja: Këtë ku mund ta vërtetojmë? Mund të shikojmë në amzë në këtë numër 551 kush figuron?
Drejtori i shkollës: Këtë shpjegim nuk e jap dot, sepse duhet të shkosh në Drejtorinë Arsimore. Unë i kam të dy Amzat e vjetra që janë bërë fërtele fare. U sa ka këtu, gjatë kësaj kohe kanë rrjedhë shumë gjëra, pas 90-tës si gjithë institucionet e tjera ka ndërhyrje në amzë. Në një të ardhme e pash që kishte ndërhyrje , iu drejtova Drejtorisë Arsimore, i pash që kishte ndërhyrje të lire, por unë nuk jam kopetent që të them që këto janë të falsifikuara apo jo, edhe erdhën i morën amzat, i mbajtën dy vjet, e i bënë fertile në Tiranë e në laborator, nuk dhanë asnjë zgjidhje. Se ku u mbyll historia unë këtë nuk e di. Nuk jua jap dot unë se nuk është emir Brunildës aty, është një emër tjetër. Në vend të Brunildës është vendosur një tjetër. Është fshirë Brunilda me gjeneralitetet e veta, ka kokën Amza. Pa autorizim nuk ju fus dot.
Gazetarja: Me autorizim nga kush?
Drejtori i shkollës: Autorizim nga Drejtoria Arsimore.
/Ora News.tv/