Boçi: Nëse unë fitoj do mbyll inceneratorin! Do bëj landfill vetëm për plehrat e Bashkisë Elbasan, jo të gjithë qarkut

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi tha se nëse do fitojë ai, do të mbyll inceneratorin e Elbasanit, e ndërsa shtoi se do të krijonte një landfill që do menaxhonte plehrat vetëm të Bashkisë, jo të qarkut. Ai tha se Elbasani e ka një “njollë të zezë” e ajrit të ndotur, si metalurgjiku, prandaj inceneratori nuk ishte zgjedhja e duhur.

“Është vdekjeprurës, ai mbjell vdekje dhe kontaminojmë qytet dhe përballë jetës, unë do isha për zgjidhje të fortë, do e mbyllja inceneratorin, do e kaloja në shkallët ligjore, vendimi i përket Këshillit Bashkiak, por vendimi kryesor i takon qytetarëve. Si mund të dalim nga kjo?

Pse duhet ta bëjë Elbasani që të grumbullojë të gjitha mbeturinat e qarkut? 70 mijë ton plehra ka Elbasani, të bëhet një landfill me një kosto 2 mln euro, t’i grumbullojë në modelin e landfillit të Bushatit.  Një kosto e ulët me një mbrojtje qytetare dhe menaxhim sipas standardeve Evropiane. Pse u dashka që Elbasani të marrë helme dhe plehra”, tha Boçi.