Boçi në Gjinar, kërkon mbështetje për një mandat 4-vjeçar

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka shkuar sot në Gjinar, për të kërkuar mbështetjen e tyre për një mandat 4-vjeçar.

Boçi njoftoi se kishte shkuar në Gjinar, te fshati “me njerëz punëtorë që duan ndryshimin”.

“Është padyshim një nga zonat më të bukura të Elbasanit. Gjinari është një perlë e natyrës. Turizmi mbetet një mundësi e pashfrytëzuar prej vitesh në një vend ku natura i ka bërë një dhuratë të paçmuar gjithë qytetit. Qeveria dhe bashkia i gënjeu me projektin e “100 fshatrave”! Sot të gjithë janë gati të hapin një kapitull të ri. Sot të gjithë duan ndryshimin!” ka theksuar Boçi.