Bllokohet rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.
Mësohet se masive dherash e gurësh kanë rënë mbi rrugën kombëtare Librazhd-Elbasan tek ‘Kthesat e Murrashit’.
Fatmirësisht gjithçka ka ndodhur kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar.
Theksojmë që prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe makinat po lëvizin në një korsi.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.