Bllokohet autostrada Elbasan-Tiranë, Boçi debat me policinë

Autostrada Elbasan-Tiranë është bllokuar nga forca të shumta policie. Burime për “ABC News” bëjnë me dije se drejtuesit më të lartë të policisë janë vendosur në aksion, edhe pse nuk jepet asnjë shpjegim për këto masa. E vetmja përgjigje e marrë është se janë vendosur me urdhër nga Drejtori i Përgjithshëm i Shtetit Ardi Veliu.

Ndërkohë që edhe autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar nga Policia. sh-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka debatuar me një efektiv policia në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Teksa ishte nisur drejt Tiranës, ku ka përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Boçi ka dashur të futet në Tiranë, por nuk është lejuar dhe është kthyer sërish në Elbasan.

Kujtojmë që mëngjesin e kësaj të diele ka nisur aksioni për shembjen e Teatrit Kombëtar. Një vendim i kundërshtuar nga qytetarë dhe aktivistë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e Teatrit. Mes protestuesve dhe Policisë ka pasur përplasje gjatë shembjes së Teatrit, ndërsa dhe shumë persona janë shoqëruar në Polici