Ky që po shihni në foto është Lulzim Cani, bletërritës nga Elbasani. Gjithçka nisi nga pasioni, të cilin tashmë e ka kthyer në profesion. Si fillim Lulzimi mbante pak koshere blete, por duke parë që bleta i sillte të ardhura vendosi që ta kthente në biznes aktivitetin e tij te vogel.
Sot ai ka 200 bletë, të cilat i ka ndarë në disa parqe natyrore. Sipas Lulzimit, për shtimin e koshereve ka ndihmuar dhe subvencioni që ka marrë prej tre viteve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetje për Fermerët aplikimi kësaj herë është online. Sipas fermerëve kjo metodë aplikimi, që kërkon vetëm deklarimin e fermerit i ka kursyer atyre kohe dhe mundim. Që një fermë të rritet ka nevoje jo vetëm për punë,por edhe mbështetje nga shteti. Hartimi i politikave mbështetëse do të rriste prodhimin vendas dhe ekonominë.
Top Channel