Investimet dhe rehabilitimi i Belshit, shtoi dëshirën e shumë qytetarëve që të investojnë në turizëm e sidomos për të pasuruar bukuritë ujore të shumtë ka Belshi. Një nga këto mënyra ishte edhe sjellja e shpendëve në liqenin e Belshit, por teksa bizneset kanë nisur të gjallërohen problematikat janë të shumta, ndaj kërkohet ndërhyrja e shtetit.
Pas emigrimit disa vjeçar në Greqi, çifti Kasa u rikthye në Belsh.
Ata iu përkushtuan rritjes së shpendëve të ujit, rosave dhe patave, duke qenë që në zonë kishte mjaftueshëm liqene.
Tërheqës për turistët, e fitimprurës për ta, çifti kërkon tanimë vëmendjen e shtetit
“Presim tani, kemi vënë pulat për t’i ngrohur dhe për t’i nxjerrë zogj të vegjël. Kemi dy pata dhe 10 rosa.”
“Kam 40 rosa dhe 10 pata, i kam sjellë nga Italia. I kam sjellë për t’i shtuar një bukuri të madhe liqenit të Belshit.
Ata thonë se pavarësisht investimeve në Belsh, biznesi i tyre po dëmtohet si nga qytetarët por edhe nga mungesa e projekteve konkrete për shpendët.
“Duam një mbrojtje nga bashkie. Kemi pasur dëme.”
‘Dua një ndihmë shumë të vogël nga bashkia që të bëhet një tip ishulli me gur.”
Për ata të cilët I duan shpendët sjellja e tyre në liqenin e Belshit është një atraksion më vete.
“Kanë bukurinë e vet”.
Edhe pse pa përkrahje çifti Kasa dëshiron që të shtoj numrin e këtyre shpendëve për ti dhënë më shumë arsye turistëve që të vizitojnë liqenin e Belshit por nëse nuk merren masa për mbrojtjen e tyre kjo iniciativ nuk ka për tu zhvilluar.